Serbia liron Hasan Abazin, e akuzonte për spiunazh
PRISHTINË- Kreu i Sindikatës së pavarur të metalpunuesve kosovarë, Hasan Abazi është liruar nga paraburgimi, pas pagesës së cështjes prej 20,000 eurosh në Gjykatën e Vranjës.
Lajmi konfirmohet për Radion Evropa e Lirë nga djali i Hasanit, Haki Abazi.
“Sot, rreth orës 12, është liruar nga burgu pasi kemi paguar gjobën. Atë e ka paguar familja. E gjithë kjo është bërë në bazë të procedurave të përcaktuara nga gjykata”,- ka thënë Haki Abazi.
Hasan Abazi, nga Ferizaj, është arrestuar më 28 mars nga autoritetet serbe në Konçul, nën akuzat për spiunazh. Institucionet evropiane dhe organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, pas arrestimit i kanë dërguar nota proteste qeverisë së Serbisë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Abazit.
(el.me/BalkanWeb)