Situata në veri, EULEX e KFOR shtojnë praninë e forcave
PRISHTINË- Situata e tensionuar ditët e fundit në veri të Kosovës ka bërë që EULEX dhe KFOR të shtojnë praninë e forcve të tyre. Qëllimi i kësaj pranie të shtuar është që në vend të ofrohet ndjenja e sigurisë si dhe të shtohet siguria publike.
EULEX nëpërmjet një komunikate për mediat bëri me dije se ka shtuar patrullat lëvizëse në fshatrat përreth Mitrovicës si dhe në pjesën veriore të Mitrovicës, veçanërisht në zonën e Tre Rrokaqiejve.
“Është me rëndësi që të gjitha komunitetet ta ruajnë qetësinë gjatë kësaj kohe dhe ta respektojnë rendin dhe ligjin”,-, bën thirrje EULEX-i.
Po ashtu, kohëve të fundit edhe KFOR ka shtuar forcat e patrullimit dhe nëse rrethanat e kërkojnë një gjë të tillë ato mund të thirren për t’i ndihmuar EULEX-it.
(el.me/BalkanWeb)