E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, Nano: Njoha Metën me ofertën time. Meta: E vlerësoj si politikan

TIRANË- Ish-lideri i së majtës Fatos Nano, pas vetëshpalljes të kandidaturës së tij për president, ashtu sic e ksihte paralajmëruar një ditë më parë, nisi sot turin e takimeve me kreun e LSI-së Ilir Meta. Në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit me Metën, i cili zgjati për rreth 1 orë e 45 minuta (në hotel Sheraton), deklaroi se me Metën i lidh platforma e axhendës së integrimit. 

“Kam deklaruar dhe publikisht, sot nisa dhe turin e konsultave me përfaqësuesit e partive parlamentare, për kocidencë që nisi me zotin Meta që ka integrimin prioritet në programin e tij, jemi duke identifikuar me pjekuri dhe qetësi mundësitë që ekzistojnë për të ndërtuar një proces konsensual, që do ishte me përputhjet që unë kam për axhendën aktuale të integrimit të Shqipërisë, në përmbajtjen dhe simbolikën e 100 vjetorit të Pavarësisë, dhe kemi kuptuar dhe me zotin Meta që një politikë me konsesuale me integrimin të ishin drejt një produkti më të mirë në implementimin e strategjive dhe reformave për integrim dhe do të vijojmë sëbashku ecurinë e procesit”,- deklaroi Nano. 

Duke i’u referuar deklaratave të bëra sot nga kryeminsitri Berisha, se PD do ketë kandidatin e saj për presidenti, Nano u shpreh: “Bën mirë që nuk sposton axhendën e shpallur për pastrimin e Shqipërisë për ndotjen dhe mesa kuptova unë nuk bëj pjesë në ndotje”,- u shpreh Nano. 

Meta
Pas takimit me rëndësi të madhe është pritur fjala e kreut të LSI, Ilir Meta. I pyetur se a e pranon kandidaturën e Nanos për President dhe se cfarë dialoguan palët sot mes tyr,.zZ Meta tha; “Është garanci për të qenë në dialog me z Nano, si një politikan i njohur i cili sikurse e dini ka afirmuar dhe vullnetin e tij për të kontribuar si kandidat për president. Dhe në këtë drejtim theksoj se unë vlerësoj mesazhat e tij konstruktive në radhë të parë t’i shërbyer një procesi të integrimit”.

“Duhet të vlerësojmë se është politikan me ekspriencë që ka dhënë kontributë që i kan shërbyer vendit në momente serioze, i ka shërbyer rrotacionit demokratik të pushtetit në këtë drejtim ai do t’i shërbeje integrimti të vendit me këshillat e tij”

Gara për President, Nano nis takimet, i pari Ilir Meta
Ish-lideri i së majtës, njëkohësisht ish-kryeministri Fatos Nano nisi pasditen e sotme rreth orës 17:00, një takim me kreun e LSI-së Ilir Meta. 

Takimi zhvillohet në Hotel ‘Rogner’, pak metra larg Kryeministrisë, ku vihet re një prezencë e madhe e mediave për shkak të rëndësisë që ka takimi, pas deklaratave të fundit të bëra ng ish-kreu socialist. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilri Meta ka mbërritur i pari në takim (rreth orës 17:00), ndërkohë pak minuta më pas ka mbërritur edhe Nano. Ende nuk dihen shumë detaje rreth arsyeve të takimit dhe temës së diskutimit mes Nanos dhe Metës, por ajo që dihet është ambicia e Nanos për kreun e shtetit, fakt të cilën e bëri dje publikisht të ditur. 

Ky është takimi i parë që Nano zhvillon pas vetëshpalljes për postin e kreut të shtetit. 

Ish-kryetari socialist, Fatos Nano shpalli dje publikisht kandidimin e tij, për postin e Presidentit. Nano deklaroi mbrëmjen e te enjtes, se do të paraqitet si kandidaturë në zgjedhjet presidenciale me një platformë konkrete dhe një vizion të qartë që i shërben procesit integrues të vendit. I ftuar në një emision televiziv, Nano tha se, "nuk jam kandidati më i rëndësishëm për Shqipërinë në 2012, vetë Shqipëria është kandidate shumë e rëndësishme për të fituar statusin e merituar për BE, me procesin e zgjedhjes së Presidentit".

Duke pranuar se do të dialogojë me të gjitha palët e politikës për mbështetjen e kandidaturës së tij, Nano tha se do të takohet edhe me kryeministrin Berisha, edhe me kreun e PS-së, Edi Rama,por edhe me të gjithë krerët e partive të tjera parlamentare për të kërkuar mbështetjen si kandidat konsensual. "Në raport me pamjen tradicionale të garave elektorale dhe fushatave që jemi mësuar në të kaluarën, meqënëse publiku më njeh si figurë, këtë herë kam preferuar të negocioj dhe të paraqesë nga afër për faktorët politik relevant, konceptin, vizionin dhe platformën me të cilin dua të shërbejë", -deklaroi Nano. 

LAJM NE VIJIMESI
(el.me/d.b/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Nano president? Berisha: Kandidati do jetë nga PD Nano: Ofrohem në garën për President, pres të flas me Ramën e Berishën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›