E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlusconi: Vendim i gjykatës, politik

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi e ka cilësuar dënimin e gjykatës ndaj tij, si një “barbari të motivuar politikisht”.

Në deklaratën e lëshuar pas përfundimit të procesit që e dënon me 4 vite burg, 5 vite të tjera larg zyrave shtetërore dhe 3 vite larg sipërmarrjeve, Berlusconi tha se vendimi i gjykatës ishte i pabesueshëm.

“Është një gjyq politik, një gjykim i pabesueshëm dhe i patolerueshëm. Është padyshim një proces politik, ashtu si të gjitha çështjet e ngritura kundër meje”, deklaroi ai në një intervistë për televizionin Italia 1, një ndër televizionet që zotërohet prej tij.

Më tej “Kavalieri”, ashtu siç pritej, tha se do ta apelojë çështjen në gjykata më të larta. Proceset gjyqësore në këto gjykata mund të zgjasin me vite të tëra, ndaj është disi e pabesueshme që Berlusconi të kryejë qoftë edhe 1 ditë burg.

Mediat lokale thonë se apeli do të paraqitet më 10 nëntor dhe se mund të marrë disa vite kohë.

Gjykata po ashtu ka urdhëruar Berlusconin dhe bashkëpunëtorët e tij që t’iu paguajnë autoriteteve tatimore 10 milionë euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›