E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi i dëmshëm për Italinë

Nga Express më 19 shkurt 2011 në ora 17:20

Dosje të reja tronditëse priten të zbardhen këto ditë nga Wikileaks për Italinë. Mediat italiane raportojnë se dosjet përmbajnë materiale sekrete, që tregojnë në mënyrë të veçantë për marrëdhëniet mes Romës dhe Washingtonit.

Janë rreth 4 mijë dokumente, të cilat do të publikohen nga dy gazetat italiane; “La Repubblica” dhe “Espresso”.

Dokumentet pritet të zbardhin edhe qëndrimin e vërtetë të Italisë për Iranin, botën arabe, vendet e Mesdheut dhe strategjinë e saj me fqinjët.

Ky është publikimi më i fundit i Wikileaks.

Në këto dokumente këtë radhë vëhet në shënjestër Italia, së bashkë me kryeministrin e vendit Silvio Berlusconi dhe ambasadorin italian në SHBA, Ronald Spogli.

Është ambasadori Spogli i cili denoncon sjelljen e Berlusconit.

‘ Ai me gafat e tij të shpeshta dhe zgjedhjet e dobëta të fjalëve ka ofenduar pothuajse çdo kategori të qytetarëve italian dhe çdo lider evropian. Ambasadori vijon duke thënë: "gatishmëria e tij për të vënë interesat personale mbi ato të shtetit e kanë dëmtuar reputacionin e vendit në Evropë dhe për fat të keq kanë një ton komik për prestigjin e Italisë në shumë degë të qeverisë së SHBA", ka theksuar Spogli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›