Berlusconi kërkon mbështetjen e Senatit
Nga Express më 13 dhjetor 2010 në ora 15:13
Në kohë kur po përballet me mocionin e mosbesimit, kryeministri italian, Silvio Berlusconi, iu ka bërë thirrje deputetëve që të mos e rrezikojnë të ardhmen e qeverisë për shkak të interesave politike.
Duke folur para Senatit, Berlusconi pohoi se Italia kërkon vazhdimësi dhe se ndërrimi i tij do të krijonte një "krizë në errësirë".
“Ata që duan ta bëjnë një gjë të tillë, nuk do të jenë në gjendje të krijojnë qeverinë”, tha ai.
Berlusconi ka deklaruar se, nëse humb, do të ketë zgjedhje të reja.
Sipas tij, nën drejtimin e tij të qeverisë Italia ka fituar reputacion të mirë pavarësisht krizës financiare.