E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoni në Kosovë

Nga Express më 13 dhjetor 2010 në ora 18:00

Deputetja e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Radmila Sekerinska, i bëri thirrje liderit të partisë serbe, Ivan Stoiljkovic, që bashkë me të gjithë serbët e Maqedonisë të braktisin vendin dhe të shkojnë në Kosovë.

LSDM duhet të përgjigjet për shkak të incidentit në Kuvend, sepse deputetja e kësaj partie, Radmila Sekerinska, i bëri thirrje liderit të partisë serbe, Ivan Stoiljkovic, që bashkë me të gjithë serbët e tjerë që jetojnë në Maqedoni të kthehen për në Kosovë, raportoi të hënën gazeta e Banjallukës ‘Nezavisne Novine’.

Shkas për këtë incident ishte debati parlamentar për projektin Shkupi 2014, gjatë të cilit Stoiljkovic disa herë e quajti Urën e Gurit në Shkup me emrin “Ura e Dushanit”.

Këto deklarime e provokuan deputeten Sekerinska, e cila pastaj e porosit Stoiljkovic’in që ta braktisë Maqedoninë dhe të shkojë në Kosovë, ngase, sipas saj, “po i nënçmon dhe riemëron simbolet shekullore maqedonase”.
Deputeti serb nga Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoni ndërkohë ka paralajmëruar se do t’i dërgojë një letër proteste ambasadave të gjitha shteteve perëndimore, për të kërkuar mbrojtje politike nga LSDM dhe një kërkim falje nga kreu i kësaj partie.

Sipas gazetës maqedone ‘Vecer’, “LSDM - e cila disa herë ka shfaqur mosdurim ndaj serbëve në Maqedoni - dhe deputetja Sekerinska duhet të kërkojnë falje për incidentin. Kjo, ngase po iu ndodh shpesh që të flasin keq edhe për përfaqësuesit romë në Kuvendin e Maqedonisë, gjë që dëshmon për mosdurimin e tyre mbi baza etnike për një kohë të gjatë”, publikoi ‘Vecer’.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›