E Diel, 1 Nëntor 2026

Adoleshenti merr peng fëmijët në çerdhe

Nga Express më 13 dhjetor 2010 në ora 16:05

Një adoleshent i armatosur të hënën mori peng rreth njëzet fëmijë të një çerdheje në qytetin francez Besancon, njoftoi kryebashkiaku i këtij qyteti jugor francez, Jean Louis Fousre.

Radioja lokale njoftoi fillimisht se pengmarrësi, një djalosh 17-vjeçar, hyri të hënën në mëngjes në çerdhen e fëmijëve, dhe atje mori peng rreth 20 fëmijë dhe edukatoren e tyre.

Ndërkohë, pengmarrësi i liroi 14 fëmijë. Sipas pohimeve të policisë, ai ishte një personalitet jostabil, dhe ishte i armatosur me dy shpata, njoftuan agjencitë e lajmeve.

Të gjithë fëmijët e tjerë u evakuuan nga çerdhja, dhe u formua një grup për ofrimin e mbështetjes psikologjike për fëmijët dhe familjet e tyre.
Megjithëse motivi i pengmarrjes nuk u bë i ditur, njësitet elitare të policisë franceze arritën që gjatë ditës të arrestonin adoleshentin pengmarrës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›