E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holbrooke ende në rrezik

Nga Express më 13 dhjetor 2010 në ora 16:33

Me qëllim që t’i përmirësohet qarkullimi i gjakut, i dërguari special i presidentit Obama për Afganistan dhe Pakistan, Richard Holbrooke, është operuar sërish të dielën. Megjithatë, ai është ende në gjendje kritike, njoftoi të hënën Departamenti i Shtetit.

Shtëpia e Bardhë kumtoi ndërkohë që presidenti amerikan dhe zonja e parë e SHBA’ve, Michele Obama, vazhdojnë të luten për shërimin e Holbrooke.

Presidentët e Afganistanit dhe Pakistanit, Hamid Karazi dhe Asif Ali Zardari, i telefonuan sekretares Clinton dhe bashkëshortes së Holbrooke, Kathy Marton, njoftuan agjencitë.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, David Axelrod, deklaroi se Holbrooke “është një person tejet i fuqishëm”.

"Të premten ai ishte në gjendje shumë të vështirë. I pëlciti aorta dhe kishte gjakderdhje. Shumë njerëz nuk do ta mbijetonin këtë gjë, por Richard luftoi. Të gjithë që e njohin... e dinë se është i fortë dhe i qëndrueshëm”, tha
Holbrooke do të mbetet në kujtim për rolin e tij në përmbylljen e Marrëveshjes së Daytonit, të vitit 1995, me të cilën përfundoi lufta në Bosnje e Hercegovinë.

Ndërkaq aktualisht, ai është aktori kryesor i përpjekjeve të presidentit Obama për përfundimin e luftës nëntëvjeçare në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›