Sanchez, i etur të luajë për Kilin

Sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez është i gatshëm të kthehet për të luajtur për Kilin në kualifikimet për Botërorin 2014, kundër Uruguait të premten. 22 vjeçari mungoi në dy ndeshjet e fundit kualifikuese, pas lëndimit që e pësoi në shtator duke luajtur për Barçën.
“Jam i etur për t’u kthyer dhe për të stërvitur, gjëra që më bëjnë të lumtur. Ne mund ta shkruajmë historinë, siç bëmë në fushatën e kaluar kualifikuese. Duhet të vazhdojmë me ritëm të njëjtë”, deklaroi Sanchez i cili mendon se është gati të luajë 90 minuta.