E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk planifikon të pensionohet

Michael Owen insiston se nuk e ka plan të pensionohet dhe se planifikon ta ndjekë shembullin e shokut të skuadrës, Ryan Giggs. Owen, i cili muajin e ardhshëm i mbush 32 vjet, ka luajtur pjesërisht për Manchester United në dy sezonet e fundit.

“Jam 31 vjeç, kështu që më pëlqen të mendoj se i kam edhe disa vite futboll përpara meje. Kur i shikoj lojtarët si Giggs, që luan në këtë moshë, është ndjenjë e mirë pasi që mendoj se edhe unë mund të arrij të luaj deri në atë periudhë. E dua këtë sport dhe ndihem mirë që luaj me një ekip si Manchester United”, theksoi Owen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›