E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlusconi për Izraelin në BE

Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, në fillim të vizitës së tij treditore në Izrael theksoi se ardhmëria e Izraelit është në BE.

“Dëshira ime më e madhe, për aq kohë sa jam protagonist në politikë, është anëtarësimi i Izraelit në BE”, deklaroi Berlusconi, gjatë takimit me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahun.

Ai gjithashtu foli edhe për miqësinë dhe dashurinë e tij të madhe për Izraelin dhe popullin e këtij vendi.

Në anën tjetër, Netanyahu e cilësoi si historike vizitën e Berlusconit.

“Kam priviligjen që jam nikoqir i njërit prej miqve më të mëdhenj të Izraelit”, deklaroi Netanyahu.

Përderisa marrëdhëniet e Izraelit me disa shtete evropiane kanë qenë të ftohta, për shkak të konfliktit me palestinezët, marrëdhëniet me Italinë kanë qenë shumë më të ngrohta, pjesërisht për shkak të miqësisë personale mes Berlusconit dhe Netanyahut.

Pasi që u zgjodh kryeministër vitin e kaluar, Netanyahu si shtetin e parë në Europë vizitoi Italinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›