E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimi i Britanisë ndaj kërcënimeve i ngathët

Britania ka nevojë për një këshilltar për siguri kombëtare të stilit amerikan, për t’i raportuar kryeministrit Gordon Brown në lidhje me kërcënimet terroriste, u theksua sot në një raport të Komitetit të ligjvënësve britanikë, në të cilin u shprehën kritika të ashpra në adresë të qasjes së Britanisë në fushën e sigurisë.

Komiteti i parlamentit për çështje të brendshme theksoi se qeveria e Britanisë ka qenë e ngathët, në përpjekje për t’iu adoptuar kërcënimeve të reja terroriste dhe u ankua se vendimet kryesore strategjike shpesh merren gjatë takimeve joformale, e jo nga organet, të cilat i japin llogari opinionit publik.

Komiteti, i kryesuar nga ligjvënësi laburist, Keith Vaz, kërkoi nga Brown që të shfuqizoi vendimin për ndalimin e shfrytëzimit të dëshmive të përgjuara.

Në raport gjithashtu u theksua se duhet të emërohet një këshilltar për siguri kombëtare, i cili do t’i jepte këshilla Brownit dhe i cili do të ishte në gjendje që t’ia shpjegojë ligjvënësve kërcënimet.

Britania është një nga shtetet e pakta në botë, që nuk lejon përdorimin e dëshmive, të sigluara gjatë përgjimit të telefonatave. Agjencitë e inteligjencës i kanë rezistuar përpjekjeve për të lejuar shfrytëzimin e këtyre dëshmive, nga frika se në këtë mënyrë do të mund të bëheshin publike metodat e përgjimit, të shfrytëzuara nga këto agjenci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›