E Shtunë, 31 Tetor 2026

HRW kritikon Rusinë

Organizata për të drejta të njeriut, Humans Right Watch, ka kërkuar sot nga autoritetet në Rusi që t’i japin fund aksioneve të dhunshme kundër pjesëmarrësve në protesta paqësore.

Ky apel u bë pasi që policia ruse arrestojë me dhjetëra aktivistë të opozitës në qendër të Moskës, gjatë tubimit të organizuar në mbrojtje të së drejtës për t’u grumbulluar.

“Ligji i Rusisë garanton qartazi lirinë për t’u tubuar”, deklaroi nënkryetarja e zyrës së HRW-së në Moskë, Tanja Lokshina.

“Por arrestimet e protestuesve paqësore janë shembull për shkeljen e të drejtave nga ana e autoriteteve”, shtoi ajo.

Në mesin e të arrestuarve ishin edhe kritiku i Kremlinit, Boris Nemtsov dhe kryesuesi i organizatës për të drejta të njeriut Memorial, Oleg Orlov.

Më herët, edhe BE-ja kërkoi nga qeveria e Rusisë që t’i jap fund trajtimit të ashpër të protestuesve.

Ndaj aksionit të policisë ruse reagoi edhe State Departamenti amerikan, i cili theksoi se arrestimi i aktivistëve të opozitës ishte një goditje kundër lirisë së shprehjes dhe të drejtës së tubimit në Rusi.

“SHBA-ja është e brengosur për shkak të raporteve se autoritetet ruse sërish kanë ndërhyrë kundër protestuesve paqësore”, deklaroi zëdhënësi i State Departamentit amerikan, Gordon Duguid.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›