Kandidatët e PDK-së Ramadan Muja dhe Shukri Buja fituan në Prizren dhe Lipjan

Prizren, 1 shkurt NOA - Bazuar në
rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), por edhe
në rezultatet që ka shpallë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kandidatët
Ramadan Muja, kryetar aktual i Komunës së Prizrenit dhe Shukri Buja, kryetar
aktual i komunës së Lipjanit kanë fituar në zgjedhjet e djeshme dhe për katër
vitet e ardhshme do të jenë sërish kryetar të këtyre komunave.
Kandidati i PDK-së për Prizren, Ramadan Muja
sipas rezultateve preliminare e fitoi garën me 53.2 për qind të votave, ndërsa
kandidati i PDK-së për Lipjan, Shukri Buja e fitoi garën 53.7 për qind të
votave.
Edhe rezultatet preliminare të monitoruesve të
koalicionit të OJQ-ve Demokracia në Veprim nxjerrin fitues kandidatët e
PDK-së në Prizren dhe Lipjan. Ndryshe fitorja e PDK-së edhe në këto dy komuna e
rikonfirmon edhe njëherë këtë parti si partia më e madhe në Kosovë.
Hajdin Islami/NOA