E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlusconi "shpërthen": Kriza bankare kryesisht Franko-Gjermane

MILANO - Kryeministri italian, Silvio Berlusconi theksoi sot se askush, kushdo qoftë ai, nuk duhet të ketë frikë për Italinë, borxhi kolosal i së cilës ka rritur shqetësimin e tregjeve duke mundësuar masa të tjera të një rëndësie të madhe.
Ndërsa, takimi i krerëve europianë në Bruksel ka evidentuar krizën edhe mes vetë autoriteteve, të cilat prej muajsh po përpiqen të gjejnë zgjidhjen për krizën në eurozonë, një ditë pas samitit europian, në një komunikatë shtypi kryeministri theksoi se askush nuk është në gjendje të japë mësime për partnerët e saj. Reagimi i Berluscon vjen pasi u qortua ashpër këtë fundjavë në Bruksel nga çifti franko-gjerman që kërkoi nga ai angazhime të vendosura përsa i përket reformave dhe reduktimit të borxhit.
“Kriza bankare është kryesisht Franko-Gjermane. Askush nuk mund t'i japë leksione partnerëve. Ne jemi gati për reforma, por duhet t'i jepni fund notave katastrofike të situatës", ka deklaruar kavalieri italian.

Nga ana tjetër, diplomacia gjermane ka sqaruar sot se buzëqeshja mes Merkel e Sarkozi gjatë konferencës për shtyp nuk ishte kundër Italisë. Sipas burimeve, të cituara nga mediat italiane, të cilët komentojnë videon, buzëqeshja lidhej vetëm me pasigurinë se cili duhej t'i përgjigjej pyetjes: "Sa bindëse janë propozimet e Berluskonit për daljen nga kriza?".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›