Presidentja Jahjaga niset për një vizitë në Kroaci
PRISHTINË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u nis sot për vizitë në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, për të marrë pjesë në konferencën treditore ndërkombëtare "Women driving economic growth in South Eastern Europe", që organizohet nga Projekti "Invest for the Future".
Presidentja Jahjaga, në ditën e tretë të punimeve të konferencës, do të mbajë një fjalë në temën "Sundimi i ligjit si një bazë për zhvillimin ekonomik dhe ndërmarrësi" (Rule of law as foundation for economic growth and entrepreneurship).
Gjatë punimeve të konferencës, Presidentja Jahjaga do të takohet me një numër pjesëmarrësesh dhe me zyrtarë të lartë ndërkombëtarë.
Projekti "Invest for the Future", që është krijuar me mbështetjen e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, është një rrjet mbështetës për gratë ndërmarrëse në rajonin e Evropës Juglindore dhe Euro-Azisë.
(d.b/BalkanWeb)