E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia i ofron ndihmë Turqisë pas tërmetit shkatërrimtar

ATHINË - Ministri i Jashtëm grek, Stavros Lambrinidhis i theksoi homologut të tij turk, Ahmet Davutoglu gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit për t'i ofruar çdo ndihmë të mundshme autoriteteve turke për përballimin e pasojave të tërmetit që goditi pjesën lindore të vendit, të dielën në mesditë, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Gjatë një bisede telefonike, Lambrinidhis i shprehu Davutoglusë ngushëllimet e përzemërta dhe solidaritetin e popullit grek ndaj atij turk, ndërkohë që e informoi për gatishmërinë e autoriteteve greke për çdo ndihmë të mundshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›