Rama në Twitter: Berisha lexuesi më i shqetësuar që kam
TIRANË-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka reaguar sot për komentet që kryeministrit Sali Berisha bëri në mbledhjen e Grupit Parlamentare të PD-së, ndaj shkrimeve të kryesocialistit.
Edhe këtë radhë, kreu i PS-së ka zgjedhur të komunikojë me anë të rrjeteve sociale. Në adresën e tij të "Twiter", Rama shprehet se kryeministri është lexuesi i tij më i shqetësuar.
Më tej, ai shton se shqetësimi i kryeministrit nuk lidhet me përmbajtjen e editorialeve, por me fundin e kolonel Gadaffit në Libi.
"Saliun e kam lexuesin më të shqetësuar, po s'e ka nga shkrimet e librat, e ka nga vrima ku u gjet Gadaff!", shkruan Edi Rama në faqen e tij të rrjetit social.
Analogjia mes Libisë e Gadaff me Shqipërinë duket se po zë shumë vend në komunikimin publikut të kreu të PS-së. Një ditë më parë, sërish në adresën e tij në "Twitter", i cilësoi kritikat e bëra në media nga socialistët për procesin zgjedhor, të ngjashme me komentet e mediave pro Gadaff në Libi që flisnin për sukses, kur ai ishte në ditët e fundit të regjimit.
Ndërkohë sot gjatë mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, kryeministri Berisha ka ironizuar edhe librin më të fundit të kryesocialistit Rama, në titullin “Kurban”.
“Kur hidheshin themelet e korrupsionit”, kështu duhet të titullohej libri i zotit Rama, se ka gjithnjë rikthim tek idhulli i tij “Kur lindi partia”. Libri rezulton të jetë një vaj për humbjen e Bashkisë së Tiranës, në mënyrën më interesante, për të shndërruar atë në vaj, vë në epiqendër kurbanin dhe vajton. Libri hapet me epitafin “Mbec o shok mbec tek dera e bashkisë...nuk ma ka fajin partia, fajin ma ka babëzia se më iku bashkia”, ironizon më tej kryeministri.
(d.b/BalkanWeb)