Turqi, Tërmetet më të përgjakshme të 20 viteve të fundit
ANKARA - Turqia, që u godit dje nga një tërmet i fuqishëm në provincën Van, që shkaktoi më tepër se 260 të vdekur, preket vazhdimisht nga tërmete vdekjeprurëse.
Vendi ndodhet mes disa pllakave sizmike shumë aktive, ndër të cilat ajo që përshkon territorin turk nga perëndimi në lindje.
Tërmeti i djeshëm me fuqi 7,2 ballë, është më i fuqishmi i këtyre viteve të fundit. Dy tërmete të fortë në veriperëndimin industrial kanë shkaktuar rreth 20 000 të vdekur, në 1999. Në 1976, një tërmet në provincën Van ka shkaktuar 3 840 të vdekur.
Më poshtë vijojnë tërmetet më të përgjakshme të 20 viteve të fundit:
- 13 mars 1992: Të paktën 653 të vdekur dhe 700 të plagour nga një tërmet 6,8 ballë në lindje të Turqisë.
- 1 tetor 1995: Rajoni Dinar, në perëndim, goditet nga një tërmet 6,1 ballë: 90 të vdekur.
- 27 qershor 1998: Më tepër se 140 të vdekur dhe më tepër se 1 500 të plagosur sidomos në provincën jugore Adana nga një tërmet 6,3 ballësh.
- 17 gusht 1999: Rreth 20 000 të vdekur dhe rreth 45 000 të plagosur nga një tërmet i fortë 7,4 ballë që goditi veriperëndimin e Turqisë. Disa paslëkundje të përgjakshme vijuan.
- 12 nëntor 1999: Rreth 900 të vdekur dhe rreth 5 000 të plagosur në një tërmet 7,4 ballë që shkatërron veriperëndimin e vendit.
- 3 shkurt 2002: 44 të vdekur dhe 318 të plagosur në provincën perëndimore Afyon.
- 1maj 2003: 176 të vdekur dhe më tepër se 500 të plagosur në Bingol, në lindje pas një tërmeti me fuqi 6,4 ballë.
- 8 mars 2010: Një tërmet 6 ballësh bie në provincën lindore Elazig: 42 të vdekur.
- 23 tetor 2011: Një tërmet 7,2 ballë goditi provincën lindore Van, pranë Iranit dhe Irakut, duke shkaktuar 264 të vdekur, sipas një bilanci të përkohshëm të dhënë nga ministri i Brendshëm.
(d.b/ATSH/BalkanWeb)