E Diel, 1 Nëntor 2026

KFOR: Bërnjaku i lirë, serbët i hoqën vetë barrikadat

PRISHTINE-Pika kufitare e Bërnjakut, që lidh Kosovën me Serbinë është e hapur normalisht për qarkullim.
Sipas RTK, vetë serbët kanë hequr të gjitha barrikadat e vendosura në rruget që të cojnë në pikën kufitare 31 pas bisedimeve me zyrtarët e KFOR-it. Lajmi është konfirmuar pikërisht nga misioni i NATO-s, sipas së cilit tashmë qarkullimi në këtë pjesë të vendit është i lirë.
Zëdhënësi i KFOR-it, Frank Martin ka thënë se rruga për në këtë pikë kufitare është e lirë dhe qarkullimi mund të bëhet normalisht. Kjo ka ndodhur pas konsultimeve që ka pasur Komanda e KFOR-it me serbet lokale. Pikërisht sot komandanti i KFOR-it Erhard Drews vizitoi trupat e misionit te NATO-s ne veri, për të kontrolluar nga afër situatën por edhe në vazhdimësi të përpjekjeve të KFOR për të çtensionuar situatën në veri.

Tensionimi i situatës lidhur me kontrollin e tyre u bë shkak që Beogradi të tërhiqej nga bisedimet me Prishtinen te ndermjetesuara nga BE. Ndërkohë qe barrikadat vazhdojnë të mbeten në rrugën që të con për në pikën kufitare nr 1 në Jarinje.

(d.b/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›