E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlusconi, synon të shpëtojë qeverinë

Romë, 22 gusht - Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, synon të shpëtojë qeverinë e tij, aktualisht në krizë, nëpërmjet një mocioni mosbesimi për programin e ri qeveritar. Megjithatë në Romë janë shtuar zërat për zgjedhjet e parakohshme. "Ne jemi të gatshëm për zgjedhje të reja, po qe se nuk marrim shumicën parlamentare për programin tonë", ka thënë Berlusconi Kryetari i qeverisë italiane ndodhet në vështirësi që pas braktisjes nga aleati i tij i dikurshëm, Gianfranco. Pas kërcënimit me zgjedhje të reja, pritet që përkrahësit e Finit të votojnë pro programit të ri qeveritar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›