E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani prezanton bombarduesin e parë pa ekuipazh

Teheran, 22 gusht – Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmedinexhad, ka prezantuar sot zyrtarisht bombarduesin e parë pa ekuipazh të prodhimit vendas dhe e quajti “ambasador të vdekjes për armiqtë e njerëzimit”.

Qëllimi i aeroplanit është të “mbajë armiqtë të paralizuar në bazat e tyre”, dhe do të shërbejë gjithashtu për hulumtime dhe mbrojtje, ka shtuar presidenti iranian, ka transmetuar AP>

Aeroplani katër metra i gjatë pa ekuipazh, i quajtur “karar”, është prezantuar në ceremoninë e transmetuar nga televizioni shtetëror, një ditë pasi që Irani, me ndihmën e Rusisë, hapi centralin e parë bërthamor në Bushehr.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›