E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalon rreziku i zjarreve në Rusi

Moskë, 22 gusht - Numërohen edhe 239 vatra zjarri dhe një sipërfaqe prej 7 mijë hektarësh, por rreziku i zjarreve në Rusi, duket se është lënë prapa. Orët e fundit Qeveria ruse ka ndërhyrë, duke pushuar shefin e Agjencisë Pyjore, Savinov për paaftësi, pasi ai dhe strukturat që drejtonte nuk përballuan si duhet situatën e kohës së fundit.
Ulja e temperaturave me 20 gradë ka bërë që shumë vatra të shuheshin. Deri tashti llogariten 9 mijë hektarë tokë e djegur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›