E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjitha aeroportet e Greqisë të bllokuara

Athinë, 22 gusht - Prej orës 8:25 të mëngjesit në të gjitha aeroportet greke nuk kryhet asnjë fluturim, madje edhe avionët që kanë destinacion, raporton Top Channel.
Udhëtarët janë detyruar të kthehen në aeroportet më të afërta në kufij me Greqinë. Shkak per kete eshte bere humbja e frekuencave te komunikimit te Sherbimit te Aviacionit Civil.
Sipas deklarates se Sekretarit të Pergjithshëm te Unionit të Kontrolloreve te Qarkullimit Ajror, ka pasur një defekt të rëndë sistemi i frekuencave dhe komunikimt dhe për këtë arsye është perkohesisht e pamundur ulja dhe ngritja e avioneve ne pista. Rreth ores 10 te mëngjesit, mbi 25 avione prisnin në aeroportin e Athines “Eleftherios Venizelos”.
Gjithsesi organet greke kanë njoftuar se nuk ka asnjë rrezik per sigurine e pasagjereve dhe se se shpejti do te rregullohet sistemi i komunikimit me te gjithe avionet civile ne aeroportet e vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›