E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kostoja e rindërtimit të Pakistanit pas përmbytjeve, 15 miliardë dollarë

Washington, 22 gusht - Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se rimëkëmbja e Pakistanit, pas përmbytjeve shkatërrimtare, paraqet “një sfidë të jashtëzakonshme ekonomike”.
FMN-ja do të rishikojë buxhetin dhe të ardhmen financiare të Pakistanit, në mënyrë që të marrë vendimet e duhura për ta ndihmuar këtë vend të ecë përpara, transmeton REL.

Gjatë javës së ardhshme autoritetet e Pakistanit dhe FMN-ja do të zhvillojnë bisedime në Washington lidhur me ndihmat për zonat e prekura nga përmbytjet.

Aktualisht Pakistani ka marrë miliarda dollarë borxhe nga FMN-ja, por tashmë ka nevojë për kredi të reja.

Kostoja e rindërtimit të Pakistanit, pas përmbytjeve mendohet se arrin në 15 miliardë dollarë.

Ndërsa, së fundi,  së paku 150 mijë banorë të rajon Sind në Pakistan, nga frika e përmbytjeve, janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në zona të tjera.

Përmbytjet në Pakistan kanë marrë jetën e 1 600 personave, ndërsa janë goditur rreth 20 milionë të tjerë, midis të cilëve 6 milionë fëmijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›