Ushtari venezuelas vret dy oficerë, plagos 6 të tjerë

Karakas, 22 gusht – Prokurorët në Venezuelë njoftuan se një ushtar hapi zjarr në një bazë ushtarake në kryeqytet, Karakas, duke vrarë dy oficerë dhe duke plagosur gjashtë ushtarë të tjerë, transmeton BBC.
Incidenti tragjik ka ndodhur në bazën ushtarake më të madhe të Venezuelës, ku gjendet dhe selia e Ministrisë së Mbrojtjes.
Në fillim të këtij muaji, në po të njëjtën bazë, u plagos një bejsbolliste nga Hong Kongu, e cila ishte pjesëmarrëse në Kupën e Botës në bejsboll.
Ushtari, i cili është identifikuar nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm si Jeffersson Jose Trujillo Vasquez, ka ikur me një veturë, e cila është gjetur më vonë në Karakas. Policia po vazhdon kërkimet për ushtarin.