Berluskoni: Brenda tetorit, statusi i kandidatit ne BE
Rozeta Rapushi
Kryeministri Italian Silvio Berluskoni u shpreh dje, se Italia mund t'i garantoje Shqiperise liberalizimin e vizave, sa me te shpejte te jete e mundur dhe brenda tetorit te ketij viti, t'i garantoje edhe statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Qendrimin e tij kreu i qeverise italiane e shprehu dje, pas takimit te zhvilluar ne Rome me kryeministrin Sali Berisha, si dhe pas nenshkrimit te marreveshjes per Partneritetin Strategjik. "Mendoj se ne mund t'i garantojme Shqiperise liberalizimin e vizave, sa me shpejt te jete e mundur dhe mendoj se brenda tetorit te ketij viti, do t'i garantojme Shqiperise edhe statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Ky udhetim i Shqiperise eshte nje udhetim qe behet bashke me vendet e tjera",-tha Berluskoni. Ai u shpreh se se fundmi ka takuar edhe autoritetet e Serbise, te Malit te Zi per kete ceshtje, ne menyre qe Ballkanit ne Evrope, mund t'i gjendet zgjidhja perfundimtare dhe duhet hequr dore nga fenomenet negative. "Pra, t'i japim fund atyre dallimeve, kontrasteve etnike dhe politike qe kane bere qe Ballkani te jete nje vend me rrezik. Une e them kete, sepse dje ne takimin e Keshillit te Evropes ne te gjithe kishim vullnetin qe te pershpejtojme keto ritme, ne menyre qe te gjitha vendet e Ballkanit te behen pjese e Bashkimit Evropian", u shpreh Berluskoni. Nga ana e tij, kryeministri Sali Berisha u shpreh se projekti madhor i Shqiperise eshte integrimi evropian. Ne kete kuader, ai vleresoi ndihmen dhe mbeshtetjen e madhe qe jep Italia ne kete proces. "Qeveria ime punon ne menyre serioze, duke bere cdo reforme dhe cdo praktike qe eshte e nevojshme per integrimin evropian. Italia na ka dhane dhe po na jep nje ndihme te madhe. Per kete ne i jemi shume mirenjohes", theksoi Berisha, duke vleresuar edhe mbeshtetjen e Berluskonit per procesin e liberalizimit te vizave edhe per Shqiperine. Ne nje interviste per televizionin "Klan", kryeministri vleresoi si shume pozitive permendjen e afateve konkrete nga ana e kryeministrit Berluskoni, per marrjen e statusit te vendit kandidat per Shqiperine ne Bashkimin Evropian. "Kryeministri Berluskoni me garantoi per mbeshtetje te plote dhe totale, per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe te liberalizimit te vizave. Ne kemi aleatet me te mire dhe me te shkelqyer", falenderoi kryeministri. Sipas tij me kreun e bashkise se Romes, u diskutua dhe mundesia e bashkepunimit ne shume aktivitete si ai i 100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes. Madje kryeministri Berisha tha se i shprehu deshiren qe te shihet mundesia, qe te kete nje shesh me emrin "Nene Tereza" ne kryeqytetin italian dhe Shqiperia te kontribuoje me nje shtatore te bukur aty.