"Italia, mbeshtetje per integrimin dhe energjine"
Presidenti i Dhomes se Deputeteve te Italise, Gianfranco Fini, vleresoi dje gjate takimit me kryeministrin Sali Berisha, hapat e ndermarre nga qeveria shqiptare drejt procesit te liberalizimit te vizave dhe siguroi se Italia do te mbeshtese me te gjithe forcen e saj liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimit te Shqiperise ne BE. Duke u ndalur edhe tek bashkepunimi mes dy shteteve, Fini u shpreh se nje ure shume e rendesishme miqesie dhe bashkepunimi mes dy vendeve jane emigrantet shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Itali, te cilet perbejne nje komunitet shume te rendesishem, jane rreth 22 mije sipermarres shqiptare. Gjate takimit, te dy personalitete diskutuan per fusha me interes te perbashket per te dy vendet, duke vleresuar si kryesore bashkepunimin ekonomik, vecanerisht ne fushen e energjetikes. Kryeministri Berisha i beri me dije Finit, se vitin e kaluar u nenshkruan marreveshje per rreth 4 milione euro investime ne fushen e energjise, ne prodhimin e cimentos, etj. "Eshte ne interesin e perbashket te dy vendeve shfrytezimi i potencialeve te medha te Shqiperise, vecanerisht ne prodhimin e energjise nga burimet te ndryshme", tha Berisha. Sipas tij, jane 440 hidrocentrale te madhesive te ndryshme per t'u ndertuar ne vend dhe bashkepunimi me Italine ne kete drejtim eshte me interes te madh reciprok. Ne kete kontekst, Kryeministri Berisha nenvizoi rendesine e suksesit te projekteve ne fushen e energjise se rinovueshme, duke permendur ketu projektet nderkombetare te gazit qe perfshijne Shqiperine dhe Italine, si nje tjeter kusht i domosdoshem i krijimit te nje tregu te qendrueshem energji.