Doktoratura tek Historia, Rrokaj: Këshilli i Administrimit po tejzgjat procedurat
Mosmiratimi i doktoratures per lenden e historise, por mban ende peng fillimin e shkolles doktorale, e cila do te startonte per here te pare ne fakultetin e Histori- Filologjise. Dekani Shezai Rrokaj, thote per Alsat se Këshilli i Administrimit prane ministrise se Arsimit po tejzgjat procedurat, dhe kete Rrokaj e cilëson si nje papergjeshmeri nga ana e këtij Këshilli.
“Jemi ne pritje të pritje të historisë e cila po bëhet një gangrenë.
Kemi vonesa të mëdha. I takon Këshillit të Administrimit, ka një mungesë
përgjegjësie prej tyre dhe një hallakatje të panevojshem sepse këto
kurrikula janë miratuar njësoj të gjitha, kanë kaluar njëlloj” tha
Rrokaj.
Nese do te miratohen dhe kurrikulat per doktoraturen e historise,
atehere sipas Rrokaj, shkolla doktorale do te nise ne mes te muajit
mars.“Ne shpresojmë që simestrin e dytë ta fillojmë shkollën doktorale që do
të thotë se parashikoj 15 marsin. Kemi përcaktuar edhe kriteret për
përzgjedhjen e tyre. Kemi vënë notën 8 si skualifikuese. I kushtojmë
rëndësi masterit që ata kanë mbrojtur. Kemi kaluar në përparësi, për
dobi publike, të gjithë profesoratin e ri që jep mësim në institucionet
publike, pastaj ata që japin në institucionet private” tha Rrokaj.
Aktualisht, shkolla doktorale ne fakultetin e Histori- Filologjise, do
te permbaje doktoratura per mesuesi, gjuhesi, letërsi dhe gjeografi.
Edlira Sulejmani