Shehu: Rama te heqe dore nga bojkoti dhe levizjet revolucionare
Ish-ministri i Jashtem, njeheresh deputet dhe anetar i Keshillit Kombetar te PD, Tritan Shehu, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" eshte shprehur se nuk ka krize ne Shqiperi. Ne te njejten kohe ai ka akuzuar Ramen se nepermjet levizjeve revolucionare dhe bojkotit, mund te degjenerojne ne levizje te dhunshme antidemokratike. Shehu, teksa ka shfaqur besimin se do te arrihet nje rezultat ne tryezen e sotme te Topit, nuk ka munguar te shprehet se gjithcka duhet te zhvillohet konform rezolutes se KiE dhe Kushtetutes se vendit.
Jemi vetem nje dite (sot zhvillohet), para tryezes se organizuar nga presidenti Topi, mes kryeministrit Berisha dhe kryetarit te PS, Rama. Mendoni se do te kete nje produkt pozitiv nga kjo tryeze, per tejkalimin e krizes politike?
Une pa dyshim deshiroj qe kjo ceshtje te marre rruge zgjidhje sot dhe uroj qe kjo tryeze te perfundoje me sukses ne kete drejtim. Eshte e pafalshme qe opozita ka hyre ne nje rruge bojkoti, e levizjeje revolucionare. Pa dyshim kjo nuk ka lidhje me nivelin demokratik te vendit, me stabilitetin e institucioneve tona apo me ecurine e reformave. Kjo e ka zanafillen ne problemet e brendshme te PS, ne krizen e saj te brendshme, konfliktet brenda saj, apo ne vizionet politike te gabuara te lidershipit te saj. Keshtu po kerkohet te eksportohet kjo krize e brendshme e partise se tij, jashte saj dhe te afektoje me tej tere politiken tone. Ne te vertete kjo nuk eshte e mundur, sepse realisht institucionet po funksionojne, numrat formale ne Parlament jane per veprimtari legale. Sidoqofte kjo politike e atij lidershipi i krijon probleme imazhit te politikes ne teresi, se opozita eshte pjese e rendesishme e saj. Prandaj te gjithe urojme qe z.Rama te shkoje ne ate tryeze, me te tjera qendrime e ide nga ato qe ka pasur apo demonstruar deri me tani. Vetem keshtu mund te arrihet suksesi aty. PD e z.Berisha jane krejt te hapur. Nga ana jone nuk ka asnje kusht paraprak. Jemi te vendosur per implementimin e rezolutes se KiE. Pra jemi te vendosur per krijimin e Komisionit Parlamentar, per krijimin e shumices se tij nga PS etj, pra per cdo gje qe lejohet nga ligji, Kushtetuta e rregullat kushtetuese. Ndryshe nuk mund te veprohet. Cdo veprim tjeter vecse do te perdhoste demokracine, prestigjin e vlerat tona, vecse do te krijonte nje precedence tejet te rrezikshme per sot dhe neser. Ju pyesni a do te kete sukses tryeza? Une nuk e di. Cdo gje varet nga qendrimi i z.Rama. Mendoj se atij paraprakisht duhet t'i jete rikonfirmuar dhe nga Presidenti dhe te tjere, qe respektimi i kuadrit ligjor e kushtetues eshte i shenjte. Mendoj se per kete duhet te jete realizuar nje pune intensive paraprake, qe ka shume rendesi per rezultatin. Ky eshte rregulli me i pergjithshem i te tilla takimeve. Ne realitet do te thosha se n.q.s. nje takim i tille deshton, eshte me mire te mos organizohet fare. E them kete vetem per te nxitur organizatoret, qe deri ne momentin e takimit dhe gjate tij te shtojne presionin mbi PS, per t'u larguar nga qendrimet antiligjore e anarkiste.
Pavaresisht se dita e tryezes po vazhdon, palet e kane ashpersuar gjuhen ndaj njera-tjetres. Kam parasysh dhe deklaraten e Topallit, qe thote se mandati i deputeteve te PS eshte drejt skadences. Sa i sherben kjo gjuhe arritjes se kompromisit?
Po eshte e vertete qe nga deklaratat e ketyre diteve duket se faza pergatitore le per te deshiruar. Kjo jo per faj te znj.Topalli, por per qendrimet e deklarimet e z.Rama. Znj. Topalli nuk ka te beje aspak me vlefshmerine e mandateve. Kjo nuk varet nga ajo. Ajo as mund t'i heqe e as mund t'i lere ne fuqi. Kjo ka te beje vetem me Kushtetuten e ligjin, ku eshte shprehur mjaft qarte humbja e mandatit pas dates 6 mars. Kjo eshte automatike e askush nuk mund ta ndryshoje. Znj. Topalli eshte e detyruar vetem ta konfirmoje kete gje dhe kete ka bere deri me sot. Kjo eshte detyra e saj. Ndersa problemi vjen nga ana tjeter, nga PS, ku vazhdohet te qendrohet gjithmone ne pozitat e nje zgjidhjeje antiligjore, qe realisht nuk mund te jete zgjidhje. Kete dhe zoti Rama vete e di, por e perdore si mjet per te justifikuar bojkotin e Parlamentit. Ky eshte problemi i vertete. Kryefjala e te gjithe problemeve eshte bojkoti. Rregullimi dhe normalizimi i gjendjes ka po kryefjale bojkotin, largimin nga ai. Kjo eshte krejt e qarte dhe ne rezoluten e KiE. Por kjo eshte e lidhur me PS, e cila dhe keto dite para takimit, ka kerkuar ta radikalozoje gjendjen, me krijime frontesh, ngurtesim pozicionesh etj. Le te shpresojme qe kane qene elemente vetem ne planin deklamativ. Sidoqofte kjo gjendje duhet te kete terhequr dhe te terheqe thelle vemendjen, qofte te Presidentit, qofte te komunitetit nderkombetar per qendrimet e hapat e metejshme, qofte dhe ato te sotem.
Z. Rama ka thene se ai po e perdor bojkotin per te sensibilizuar opinionin, ju si e komentoni kete?
Kjo eshte absurde. Nuk mund te sensibilizosh opinionin ne demokraci me mjete antiligjore dhe qe shkelin rregullat demokratike. Se bojkoti ne fund te fundit i tille eshte. Votat i jane dhene socialisteve per te marre pjese, kryer funksionin e tyre. Kjo nuk pengon shtrimin e problemeve, diskutimin e tyre, qofte dhe protestat normale. Por te thuash se do te bojkotoj e me protesta do rrezoj rendin kushtetues, eshte te perqafosh teorite revolucionare. Te kerkosh te sensibilizosh opinionin duke aplikuar metoda revolucionare, do te thote te kerkosh te realizosh levizje revolucionare. Sot keto jane karakteristika te grupimeve ekstremiste. Shikoni cfare ndodhi ne Greqi. Aty grupet radikale e anarkiste dogjen gjysmen e Athines, duke deklaruar se e bejne kete, per te protestuar e sensibilizuar opinionin kunder qeverise. Te njejten gje thote dhe lidershipi i PS. Kjo eshte absurde dhe ne princip, bie ndesh me themelet e demokracise. Si e tille duhet denuar fuqishem nga te gjithe.
Partia Socialiste deklaron se zv/presidenti i Parlamentit Evropian, ne nje takim me kryetarin Rama kishte hedhur opsionin e zgjidhjes se krizes, permes hapjes se disa kutive per cdo zone elektorale. Sa eshte e pranueshme per PD, duke qene se Berisha kohe me pare ka deklaruar se nese hapeshin kutite ne Fier, ai merrte dhe nje deputet shtese?
Nga sa degjova une, kryefjala e keshillave qe iu dhane Rames ne Bruksel, ishte heqja dore nga bojkoti. Dhe kjo eshte esenciale e krejt e kuptueshme, per cdo demokrat. Rruget e tjera te cojne ne levizje te dhunshme e antidemokratike. Kjo duhet te realizohet automatikisht. Deputeti e ka vendin ne Parlament, se per kete ka marre votat e elektoratit. Gjithashtu ashtu sic ishte shprehur dhe ne rezoluten e KiE dhe si punojne e arsyetojne te gjitha institucionet evropiane, rruga e vetme e zgjidhjes se problemeve eshte ajo ligjore. Cdo shkelje e ligjit te con ne deformime te medha te demokracise.
Angazhimi i forte i nderkombetareve, me i madhi qe nga viti 1997, ka treguar se kriza eshte me e thelle sa duket, dhe a duhet qe politika shqiptare e nje vendi aspirant per ne BE t'i zgjidhe vete problemet e saja?
Pa dyshim qe duhet dhe mendoj se politika jone mund ta beje kete vete. Kjo qe po ndodh sot nuk ka lidhje me politiken tone ne teresi, por me nje pjese te vogel te saj brenda PS. Ndersa PD po luan rolin e saj krejt konstruktiv. Berisha ka qene dhe eshte krejt i hapur. Ne realitet me aktive duhet te jene forcat racionale brenda PS. Ata duhet te kuptojne rrezikun me qarte e te ndjejne pergjegjesine e tyre, si forca shume te rendesishme brenda PS. Ju folet per 1997. Po eshte vertete. Por mos te harrojme se 1997-ta ishte veper e grupeve kriminale, komuniste e antikombetare. Keta rrembyen armet dhe goditen rendin kushtetues. Mos harrojme se 1997-ten e iniciuan forca te tilla brenda PS, si dhe te tjera ekstremiste shume afer saj. Kishim te benim me nje rebelim komunisto-mafioz, qe demtoi shume vendin. Por sot eshte nje realitet krejt tjeter, jemi anetar te NATO-s, shume afer BE, politikisht e institucionalisht eshte tjeter gjendje. Por sidoqofte te mos harrojme se dhe sot, kjo levizje revolucionare e ky ngerc politik po krijohet perseri, nga pjese e lidershipit te PS, si dhe gjithashtu po stimulohet nga ekstremiste te lidhur me ate, per arsye nga me te ndryshmet. Kjo duhet t'i shqetesoje shume koleget e mi brenda PS, duhet t'i beje te mendojne e te veprojne me energji sa nuk eshte vone dhe per ata vete.
Nese nuk arrihet kompromisi mes dy forcave te medha politike, si e mendoni ecurine politike ne vend dhe mund te kete krize dhe ne Parlament dhe per pasoje zgjedhje te parakohshme?
Se pari une shpresoj se racionaliteti do te fitoje ne PS dhe bojkoti do te mbyllet. Dhe kjo, fale presionit te forcave demokratike, qe jane ne ate parti. Kjo eshte ne te mire te te gjitheve dhe te vete PS. Pa dyshin n.q.s. nuk ndodh kjo, gjerat do te komplikohen me teper per te gjithe. Une nuk shikoj rrezik per zgjedhje te parakohshme, se numrat jane ne perputhje me Kushtetuten ne Kuvend dhe cdo gje eshte legjitime aty, por shikoj nje demtim te imazhit te vendit, sepse opozita eshte pjese e rendesishme. Pa dyshim ne do te perpiqemi ta kompensojme kete, duke shtyre reformat, por sidoqofte eshte nje element negativ ne teresi. Gjithashtu une besoj se n.q.s. nuk kapercehet shpejt ky qendrim i tyre, brenda PS do te kete forca qe do ta kuptojne se "gjumi i gjate" i shkaterron dhe ata vete. Sidoqofte le te presim perpara se te bejme konkluzione.
Ka shperthyer nje debat i forte per krimet e komunizmit, per shkak dhe te disa eshtrave te gjetura ne nje varr masiv dhe rrezimin e ligjit te "Lustracionit" nga Kushtetuesja. Cila do te ishte zgjidhja sipas jush?
Shqiperia ka qene vendi me regjimin me te eger komunist ne bote per shume vite. Ai mund te krahasohet me regjimin e Pol Potit. Ishte nje regjim gjakatar deri me 1991. Mos harrojme se dhe ne ate vit u vrane aktiviste te PD, se deri ne fund te regjimit viktimat nuk pushuan. Per kete dua t'ju rikujtoj vrasjet e te rinjve ne kufi, te diteve te fundit te regjimit. Shqiperia ishte e gjitha nje kamp perqendrimi, me izolimin me te thelle te mundshem. Si e tille dhe denimi i krimeve nuk mund te lihet me nje ane, kur kete e kane bere dhe vende te tjera me ish regjime komuniste shume me liberale se sa ishim ne. Fatkeqesisht deri me sot kjo nuk ka funksionuar si duhet. Me 1992 deri me 1996 ne miratuam ligje per kete qellim ate te genocidit, te lustracionit etj. Fatkeqesisht ai i Lustracionit mbas 1997 u deformua dhe tere kjo pakete ligjore realisht u la jashte aplikimit. Sot ligji per "Lustracionin" duhet te riparaqitet dhe te behet aplikativ. Kjo nuk ka asnje diskutim. Por jo vetem kjo. Gjithashtu dhe viktimat e komunizmit duhet te "gloriohen" me teper. Une jam dakord me iniciativat per nje muzeum, monument qendror, per dite perkujtimore e shume menyra te tjera. Ne nuk duhet te harrojme ate qe ndodhi, jo per hakmarrje por per rikujtese, per te respektuar vlerat tona demokratike si vend, per garanci per neser. Ju e shikoni se sa krenare jane izraelitet per viktimat e tyre, per rezistencen e tyre, per vlerat e tyre. Me sa madheshti e kujtojne ata holokaustin e pesuar nga nazizmi dhe qendresen qe i bene atij regjimi. Kjo eshte nje gje shume e mire. Kjo flet per koshiencen e nje populli, qe di te respektoje veten dhe ben pjese ne ate cfare hapesire i krijon vetes cdo komb. Dhe ne duhet ta bejme qartesisht e me madheshti kete per te denuar holokaustin komunist qe kaluam, per te vendosur ne piedestal viktimat tona, per rezistencen qe mendje te ndritura e trime realizuan gjate atyre viteve, per shpirtin dhe vlerat tona gjithmone perendimore.
Bisedoi: J.Marena