E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryepeshkopi Artemije, akuza për keqpërdorim të fondeve. BLIC: Pritet pezullimi

Kreu i Kishës Ortodokse të Serbisë pritet të pezulloj kryepeshkopin e Kosovës, Atit Artemije, për shkak të keqpërdorimit të fondeve humanitare që kapin shumën e 250 mijë eurove. Kështu shkruan e përditshmja serbe “BLIC” duke shtuar se këto para kryepeshkopi Armetije, i cili veten e quan “luftëtar i vetëm për Kosovën”, i ka tërhequr nga një bankë në Veri të Mitrovicës, ndërkohë që ka edhe disa llogari bankare në Greqi së bashku me ndihmësin e tij, Atin Simeon nga manastiri “Banjska Simeon”në veri të Kosovës, i cili është kujdesur te regjistroje mbi vete edhe disa prona në shtetin helen.

Kryepeshkopi Artemije dihet që ka lidhje të ngushta me ish-kryeministrin
serb, Koshtunica dhe liderin serb në Veri të Kosovës, Marko Jakshiç.
Nuk dihet shuma e saktë e ndihmave të qeverisë Koshtunica, por burime
qeveritare të gazetës në fjalë theksojnë se zyra e tij në Graçanicë
është pajisur dy herë dhe kjo ka kushtuar 50 mijë euro.

Sot, i vetmi
mbrojtës i kryepeshkopit Artemije ngelet Jakshiç dhe Kuvendi paralel i
komunave serbe në Kosovë i cili i është drejtuar përmes një letre edhe
Kryepeshkopit të ri serb Irinej: “Ati Artemije për shkak të rolit të
theksuar kombëtar dhe shipërtëror që ka tek serbët, po sulmohet nga
shumë Organizata joqeveritare në Serbi,si dhe disa media shtetërore që
kanë për qëllim, ndarjen e Kosovës nga Serbia,” thekson ky Kuvend
paralel serb, duke harruar se nuk po i drejtohet UNMIK-ut e as EULEX-it
por kreut të Kishës Ortodokse të Serbisë.

Kjo e fundit, është shprehur për të gazetën “BLIC”, se nëse nuk
zgjidhet çështja e Kryepeshkopit Artemije, ata janë të vetëdijshëm se
Kisha Orotodokse e Serbisë nuk do të ketë më pushtet këtë pjesë të
Kosovës sepse ky njeri me vite të tëra refuzon të gjitha vendimet e
kreut kishtar serb madje edhe ofertat paqësore.

Kështu në Kosovë, përvec institucioneve paralel tashmë pritet të kemi
edhe Kishë Ortodkse Serbe paralele, situatë për  për të cilën Plani i
Ahtisarit dhe Prishtina zyrtare nuk kanë menduar.

Agim Popoci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›