E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Prifti me beri presion me videon e Metes

Kryeministri per Dritan Priftin Ne fund me thote - me vjen keq por une kete mazhorance do ta demtoj sepse kam nje video. I them - sa te kesh fuqi e me shume ta demtosh dhe coja kujt te duash


TIRAN - Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar dje Dritan Priftin per videoskandalin e Ilir Metes duke pretenduar se ajo eshte perdorur ne forme presioni.


Dje ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se Berisha ka thene se nuk e ka marre videon e ofruar nga Prifti pasi ajo i ka ardhur ne forme shantazhi. Sipas Berishes Prifti ka ofruar videon e korrupsionit ne kembim te postit te tij.


Nderkohe kryeministri ka akuzuar dje edhe kryetarin e opozites si autorin e vertete te videos. Madje ai e ka kercenuar Ramen duke i thene se nuk do te shpetoje paq nga ajo qe ka bere.


Prifti


Historia e videos eshte mjerane. Autori i saj kur do te largohej nga detyra e ministrit me vendimin e partise se tij vjen dhe mendonte se une nuk do te pranoja nje gje te tille. Une i pranoj marreveshjet. Une nuk i shkel ato. Te tjeret mund te shkelin marreveshjet me mua por une me ta jo absolutisht - pohoi dje kryeministri Berisha.


Ai tha se videoja eshte transmetuar ne TV sepse e ka lejuar ai pasi mund te mbante Priftin ne detyre dhe te zhdukte videon. Ne fund me thote - me vjen keq por une kete mazhorance do ta demtoj sepse kam nje video. I them - sa te kesh fuqi e me shume ta demtosh dhe coja kujt te duash.


Dhe absolutisht kete pergjigje e mori cdo njeri ne cdo kohe. Po kush eshte ai qe mund te marre peng qeverine e Sali Berishes Kurre Keshtu qe une po te doja... Edi Rama kaseten faktikisht e mori nga une. Dhe u tregua i papermbajtur. Ai vetem nga ky fakt nuk duhet ti lejonte vetes dhe cakallit te tij manipulimin. Po te doja une ai nuk e kishte kaseten - tha dje Sali Berisha.


Rama


Me pas ai akuzoi dhe kercenoi kryetarin e opozites Edi Rama si autorin e kesaj videoje. Diten e pare une denoncova nje akt te shemtuar te ulet dhe te piste aktin me te cilin Edvin Kristaq Rama donte te implikonte me cdo kusht Kryeministrin duke falsifikuar videon. Une jam kryeministri i vendit dhe duhet te matet mire.


Qeveria eshte element kryesor i rendit kushtetues te vendit. Ne qofte se ti perpiqesh te krijosh prova false per qellime te tua te uleta politike atehere tregon se ben nje atentat shume te rende drejt demokracise dhe institucioneve demokratike. Nje gje te tille nuk mund ta besh kurre as ndaj ndonje qytetari - tha Berisha.


Duke share Ramen si larve blloku apo kalec bunkeri kryeministri tha Ne qofte se ti perpiqesh te destabilizosh nje vend duke montuar per Kryeministrin atehere perdor metoda puciste te shemtuara te denueshme per te cilat natyrisht do te mbash pergjegjesi.


E them publikisht ketu para shqiptareve se do te mbaje pergjegjesi per kete. Sipas tij Rama i ka ofruar Metes edhe postin e kryeministrit te vendit me kusht qe te rrezonte Berishen por kreu i LSI-se nuk e ka pranuar kete gje. Duke cilesuar opoziten si krimi i organizuar - Berisha tha se nuk largohet nga qeveria.


Te hiqet imuniteti per gjyqtaret

Kreu i qeverise i ka kerkuar dje ministrit te Drejtesise qe te shtroje per diskutim mundesine e heqjes se mandatit te gjyqtareve. shte e domosdoshme qe Ministri i Drejtesise ne nje mbledhje te Keshillit te Larte te Drejtesise te shtroje kete ceshtje lidhur me imunitetin e gjyqtareve ku gjykoj qe secili prej tyre mbi bazen e nje deklarate mund te japin nje zotim te tille. Prokuroret nuk e kane jua kemi hequr me ligj dhe ne kete menyre Shqiperia ben nje hap te madh perpara ne zgjidhjen e kesaj kerkese - tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›