E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni: Iki nga politika, kur Italia të jetë liberale

Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni pohoi se vazhdon të jetë në politikën aktive. “Impenjimi im me politikën nuk ka përfunduar, por në zgjedhjet e ardhshme duhet një ndryshim i përgjithshëm.” Kështu ka deklaruar ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni në një intervistë për të përjavshmen “CHI”, ku ka folur për situatën politike në Itali dhe vështirësitë e manovrës financiare të qeverisë Monti. “Do të heq dorë nga politika vetëm kur Italia të jetë një vend vërtet liberal. Dhashë dorëheqjen, sepse Italia në një moment të vështirë kishte nevojë për unitetin dhe solidaritetin maksimal të forcave politike. Duhej një sakrificë dhe unë e bëra për të përballuar këtë fazë”- deklaroi Berluskoni. Ish-kryeministri Berluskoni shprehu sërish mbështetjen për Anxhelino Alfanon, si Kryeministër i vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›