Suedia vlerëson fillimin e zbatimit të IBM-së

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Suedisë për Kosovës, Shqipëri dhe Maqedoni, me seli në Shkup, Lars Wahlund.
Në këtë takim nga bashkëbiseduesit u vlerësua së Kosova dhe Suedia kanë marrëdhënie shumë të mira, ndërsa u tha së këto marrëdhënie dhe bashkëpunimi i mirë në mes të këtyre dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në takim u bisedua dhe u vlerësua pozitivisht fillimi i menaxhimit të integruar të kufirit në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë./Indeksonline/