Rusia kundër sanksioneve të reja ndaj Iranit

Zv/Ministri rus i Punëve të Jashtme, Gennady Gatilov, tha për agjencinë e lajmeve “Interfax” se aksione të tjera ndaj Iranit mund të interpretohen si një mjet për ndryshimin e regjimit në Iran.
Më herët, Franca dhe SHBA-të thanë se do të ushtrojnë presion për të vendosur sanksione të reja kundër Iranit, menjëherë pas publikimit të raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, IAEA.
Irani nga ana e tij ngul këmbë se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore. I dërguari i Iranit në IAEA thotë se vendi i tij nuk do të heqë kurrë dorë nga programi bërthamor./Start/F. Prroni/
2011-11-09 14:44