Gazetarët që nëpërkëmben nga pronarët e tyre

Në disa prej medieve, gazetarët kanë të paktën katër muaj që nuk marrin rrogat e tyre.
Pronarët e këtyre medieve nuk japin asnjë shpresë se kur do të merren pagat, ndërsa gazetarët e nëpërkëmbur nisen çdo ditë për në redaksi me shpresën se do të mund të marrin rrogat e tyre. Në mungesë të përballjes me shefin, i cili në jo pak raste i fluturon në rrugë, disa prej gazetarëve në këto media denoncojnë rastet e tyre fshehurazi.
“Kam rreth 3 vjet që punoj në Koha Televizion, i njohur ligjërisht me emrin “Media 99″. Gjatë gjithë viteve pagesa këtu nuk ka qenë e rregullt, por vitin e fundit është bërë thuajse e pamundur. Sot që po ju dërgoj këtë ankesë, kam ende mbi katër muaj pa marë rrogë. Situata është bërë pothuajse e padurueshme. Nuk mund të largohem, sepse atëherë e kam të sigurt që nuk kam për t’i marrë ato para që i kam fituar me djersën time. Asnjë nga punonjësit që janë larguar nuk i ka marrë deri më sot. Këtë e dimë të gjithë me siguri”, shkruan një gazetare e Tv Koha, të cituar nga Gazeta Idea.
“Kjo situatë është e imja dhe e të gjithë punonjësve te Koha Televizion, një pjesë e madhe e të cilëve kanë ikur dhe një pjesë vijojnë e punojnë këtu pa marrë asnjë qindarkë, por vetëm premtimet boshe të drejtuesve. Duhet të jemi rreth më shumë se 60 punonjës që çdo ditë vijmë me kokën varur në punë, me shpresën se do të marrim ndonjë lajm, por është e kotë. Nuk e dimë se si ia bëjnë për sa i përket kontributeve shoqërore, i kalojnë apo jo. Ndërkohë, ditët kalojnë dhe “borxhi” që drejtuesit e këtij televizioni kanë ndaj nesh vazhdon të rritet çdo dite e më shumë”, shkruan ajo më tej. /Start/
2011-11-09 13:34