E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto ne Berlin Diplomacia shqiptare lobon per integrimin

Ministri shqiptar i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto takohet sot ne Berlin me homologun e tij gjerman Guido Westerwelle. Tema e bisedes do te jete rruga e Shqiperise drejt BE-se dhe situata aktuale ne Ballkan. Pikerisht kjo ishte edhe tema e referatit qe shefi i diplomacise shqiptare Haxhinasto mbajti mbreme ne Shoqerine Gjermane per Politike te Jashtme.

Haxhinasto I gjithe rajoni ne BE

Nuk ndodh shpesh qe nje minister i Jashtem nga Shqiperia te ftohet per nje referat ne Deutsche Gesellschaft fr Auswrtige Politik DGAP. Qysh ne kohen e Kastriot Islamit ne vitin 2004 nuk ka pasur politikan te larte shqiptar ne kete think tank kaq te rendesishem te Gjermanise me seli ne Berlin. Nje rast i mire ky per te lobuar qe Shqiperia te fitoje statusin e kandidatit per anetaresim ne BE.

Qe kjo deri tani nuk ka ndodhur sipas Haxhinastos eshte pergjegjesi e opozites e cila zgjodhi kursin radikal te politikes jashteparlamentare duke penguar keshtu miratimin e disa ligjeve te rendesishme. Kjo nuk eshte diplomatike por eshte e vertete shtoi ministri. Me diplomatik ishte politikani i Lidhjes Socialiste per Integrim LSI kur foli per marredheniet me vendet e rajonit. Ai tha se ato te gjitha duhet te hyjne ne BE dhe se asnje nuk duhet lene menjane Numerimin e tij ai e filloi me Serbine e me pas me Kosoven e vendet e tjera. Krejt ne frymen e diplomacise se Brukselit Haxhinasto u shpreh per mbeshtetjen e dialogut Serbi-Kosove.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Edmond Haxhinasto duke folur para Shoqerise Gjermane per Politike te Jashtme.

Kriza uli vetem transfertat e emigranteve

Shefi i diplomacise shqiptare prezantoi nje Shqiperi te suksesshme ekonomikisht. Prodhimi i brendshem bruto vazhdon te rritet me 3 perqind eksportet jane rritur gjate pesevjecarit me te fundit fale nder te tjera edhe masave qe ndermerr qeveria per lehtesimin e investimeve te huaja. Nje lajm i mirepritur ky ne Gjermani sidomos tani kur nga jugu i Evropes po degjohen vetem lajme te frikshme. Kriza greke nuk ka pasur ndonje efekt te madh deri tani ne ekonomine shqiptare pervec uljes se transfertave bankare te emigranteve qetesoi Haxhinasto nje pyetes nga industria gjermane.

Por me gjithe politikat proinvestitore Haxhinasto nuk permendi ndonje investim domethenes te realizuar kohet e fundit nga Gjermania. I pyetur per potencialet e investimeve ne turizem ai foli per mbeshtetjen qe i ben qeveria gjermane zhvillimit te turizmit malor ne veri dhe u shpreh optimist per investime qe priten ne te ardhmen nga Kina e Brazili. Gjate ketyre 20 vjeteve Gjermania e ka ndihmuar Shqiperine me rreth nje miliarde Euro.

Autor Anila Shuka

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›