Berluskoni: Nuk kishte bunga bunga por parodi

Silvio Berluskoni
Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni ka rrëzuar akuzat për organizimin e orgjive në shtëpinë e tij duke thënë se ato janë parodi. Vetë Berluskoni ka pranuar se disa prej të pranishmëve në festat bunga bunga, visheshin si police.
Si radhë herë Berluskoni është paraqitur në gjyq ku ka thënë se festat e tij ishin darka elegante ndërsa prokurorët i përshkruan ato si orgji ku vajza të vogla visheshin si murgesha. Ai ka pranuar se ka pasur disa prej tyre duke thënë se e ka bërë për shkak të çështjeve gjyqësore ku ato janë përfshirë. Disa prej tyre ndoshta kanë humbur të dashurit dhe mbase nuk do të gjejnë kurrë më një tjetër, ka shtuar Berluskoni.
Ish-kryeministri Italian akuzohet për seks të paligjshëm dhe abuzim me detyrën pasi urdhëroi lirimin e një prostitutë që ishte arrestuar për vjedhje. E vetmja gjë që kanë bërë gabim është se kanë pranuar festën për darkë në shtëpinë time, është shprehur Berluskoni. /F.Stafa/