Vrasja makabre e taksistit, një burg përjetë e 43 vjet e 9 muaj burg autorëve
Një burgim të përjetshëm dhe 43 vjet e 9 muaj burg. Këto janë dënimet që ka kërkuar Prokuroria e Korçës për gjashtë të pandehurit e vrasjes makabre të taksistit Fredi Talelli, raporton Ora News. Prokuroria gjatë shpalljes se pretencës kërkoi dënim me burg të përjetshëm për atë që e cilësoi si kryesorin në vrasjen e taksistit, të pandehurin, Elkero Revani.
Prokuroria deklaroi kërkesen e saj për dënimin me 25 vjet burg për të njëjtën akuzë edhe për të akuzuarin Arnest Xhaçka. Për Kastriot Paplekën u kërkua 10 vjet burg burg, 8 vjet për Domeniko Kumrian. Ndërsa për Amarildo Selmanin 5 muaj burg dhe për Jurgen Zeqjan 4 muaj burg.
Taksisti Fredi Talelli, nga fshati Pilur i Devollit, u vra më 21 nëntor të vitit të kaluar në afërsi të fshatit Koritë të Pogradecit. Pasi e kanë vrarë, autorët e kanë hedhur trupin e tij anës rrugës në një kanal. Ngjarja u zbulua vetëm pasi mjeti i taksistit u gjet në një përrua në Elbasan.