E Diel, 1 Nëntor 2026

Breivik: Kam qenë njeri i mirë

Share

Anders Bering Breivik, autori i masakrës në Oslo, i ka thënë gjykatës në Oslo se ai ka qenë një njeri i mirë dhe  ka trajnuar veten për të eliminuar emocionet, prandaj edhe ka kryer sulmet.

Breivik u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve për të pestën ditë me radhë, në lidhje me sulmet fatale të korrikut të kaluar në Norvegji.

Të enjten, Breivik ka treguar se si ka luajtur lojëra kompjuterike deri në 16 orë në ditë për qëllime trajnimi.

Ai ka thënë se ka planifikuar të vriste 569 persona në ishullin Utoja, në vend të 69-ve që ka vrarë. Tetë të tjerë janë vrarë të njëjtën ditë nga një makinë bombë që Breiviku ka shpërthyer pranë ndërtesave qeveritare në Oslo.

Breivik i ka pranuar vrasjet, por është vetëdeklaruar i pafajshëm, duke thënë se ka vepruar në vetëmbrojtje kundër politikave multikulturaliste të qeverisë norvegjeze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›