E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gais i Migen Memellit barazon me Orebro SK

ASA (Albania Sport Agency)- Gais, skuadra suedeze e Migen Memellit barazoi 1-1 me Orebro Sk, në ndeshjen e zhvilluar sot në shtëpi, edhe pse e mbylli pjesën në dizavantazh 0-1, qysh në minutën e 38. Memelli, i cili pati një rast në minutën e tretë të takimit, u zëvendësua në minutën e 78 nga Tobias Holmvqist. Goli i barazimit për Gais e shënoi zëvendësuesi Matias Mattias Ostberg tetë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›