Berluskoni: Shmangni krizën

Ne prag te votëbesimit te qeverise ne parlament kryeministri italian, Silvio Berluskoni deklaroi se Italia duhet t'i shmanget krizës politiko-ekonomike. Duke folur ne senat, kreu i qeverise italiane akuzoi partitë opozitare, se nga dëshira për te rrezuar këtë qeveri po zhysin vendin ne një krize te thelle. "I kuptoj te gjithë opozitaret te cilët kërkojnë zgjedhje te reja parlamentare për një qeveri te re dhe me një kryeministër te ri. Por ajo qe nuk arrij te kuptoj është pikërisht përpjekjet e tyre për te futur vendin ne krize dhe ne errësirë totale, duke mos marre parasysh kostot e kësaj krize" - eshte shprehur Silvio Berluskoni Berluskoi tha se nëse humbet votëbesimin ne parlament atëherë vendi do te shkoje ne zgjedhje te reja parlamentare. Votëbesimi i qeverise u kërkua pas protestave masive ne Itali, për shkak te krizës ekonomike dhe reformës ne arsim, qe shkaktoi pakënaqësi te thelle sidomos te studentet.
Shpërndaje