E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi për shpërthimin në Suedi

Ne Suedi ka nisur hetimi lidhur me sulmin terrorist te se shtunës, ne Stokholm. Pas identifikimit te autorit, policia vendase po heton vetëm ne pistën e një akti terrorist, qe për here te pare ka ndodhur ne një prej kryeqyteteve me sigurinë me te larte ne Evropë. Shpërthimi i një makine u pasua nga një sulm kamikaz qe mbante emrin e "Tamur Abdel Wahab", i lindur ne Bagdat dhe banor ne Luton te Britanisë se Madhe. Paralelisht me hetimet ne Suedi, policia britanike ka kontrolluar banesën e tij ne Luton ndërsa njoftohet se deri me tani, nuk është gjetur asnjë prove materiale. Sipas te dhënave te agjencisë suedeze te lajmeve "TT", ne redaksi mbërriti pak para sulmit një e-mail, ku përmendej artisti Lars Vilk, i cili e ka vizatuar profetin mysliman ne figurën e një qeni. Si pasoje e shpërthimit te se shtunës është shënuar nje viktime dhe dy qytetare suedeze te plagosur.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›