E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: S`jemi në krizë, restorantet janë plotë

Kryeministri italian e ka marr me shumë qetësi gjendjen e vështir ekonomike në të cilën ndodhet Italia. Masat e qeverisë kundër krizës do të aprovohen nga Parlamenti brenda datës 15 nëntor, kështu e nisi deklaratën e tij në Kanë pas G20 Silvio Berluskoni.

Ne mendojmë se kjo gjendje është kalimtare. Nëse ndonjëri nga ju do të vinte të jetonte në Itali nuk do të shikonte asgjë të përbashkët me një krizë ekonomike. Restorantet dhe vendet e pushimit në Itali janë gjithnjë plotë, theksoi kryeministri Italianë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›