Vetëm Oketa ´voton´ për Topin: Ja arsyet

I vetmi kusht që nuk plotëson zoti Shehu është se nuk ka pasur teserën e Partisë së Punës”.
Deputeti demokrat Gazmend Oketa ishte i vetmi nga deputetët e mazhorancës që votoi në mënyrë të hapur, pro dy dekreteve të Presidentit të Republikës që ishin dje në rend të ditës. Pavarësisht se preferoi të mos fliste gjatë seancës së djeshme, Oketa e ka shprehur vullnetin e vet me votë, duke mos qenë dakord me qëndrimin që mbajti grupi i tij parlamentar ndaj dy dekreteve.
I kontaktuar dje në mbrëmje nga gazeta “MAPO” Oketa ka shpjeguar votën e vet në të dyja rastet, si për dekretin për kthimin e ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ashtu edhe për emërimin e Sali Shehut në postin e kreut të KLSH-së. Në të dyja rastet Oketa shpjegoi se vota e tij pro dekreteve ishte qëndrim personal i tij dhe shprehje e bindjeve të qytetarëve që ai përfaqëson në parlament. “Votimet për dekretet janë qëndrime personale në respekt të bindjeve të mia dhe qytetarëve që përfaqësoj në Kuvend. Unë nuk kam qenë i pranishëm në votimin e ligjit të importit të plehrave herën e parë”, u shpreh Oketa.
Më tej ai ka shpjeguar se në këtë qëndrim të tij ka ndikuar edhe qëndrimi dhe reagimi i shoqërisë civile, por jo vetëm kaq, pasi në këtë rast ai ka theksuar se interesat e qytetarëve kanë qenë dhe në qendër të fushatës së shkuar elektorale.
“Dekretin e presidentit e votova pro, ndryshe nga grupi parlamentar nisur dhe nga sensibiliteti maksimal i qytetarëve, të cilët shprehen kundër këtij ligji. Shkurt iu bashkova Aleancës së qytetarëve, pasi ne si PD vetë kemi thënë në fushatën e fundit se “qytetarët janë të parët”. Mesa duket kjo vlen vetëm për fushata elektorale. Unë jam parimisht dakord me ligjin për sa i takon trajtimit të mbetjeve tona, por jam kundër importit të plehrave”, tha Oketa. /Start/
2011-11-04 11:22