E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i mbetjeve, reagon Topi

Ai shtoi se tashmë ligji nuk mbetet një çështje e politikës por çështje e qytetarëve. "Në këto kushte interesi qytetar duhet vënë para atij të përfituesve", tha presidenti.

Kreu i shtetit shprehu shqetësimin për mjedisin politik në vendin tonë, teksa thekson se shoqëria shqiptare ka mungesë komunikimi dhe fjalor të panevojshëm politik. “Në rast se dëshirojmë të flasim në mënyrë jo qytetare, le ta konsumojmë në ambiente të mbyllura dhe kurrsesi nuk duhet të dalë për të helmuar, për të intoksikuar shoqërinë, në radhë të parë brezin e ri, i cili ka nevojë vërtet që të studiojë i qetë, të studiojë modelet më të mira, atë që sot është praktikë e komunikimit evropian dhe të mendojë për të ardhmen”, shtoi ai.

Reagimi erdhi një ditë, pasi deputetët e mazhorancës në Parlament miratuan ligjin e rikthyer nga presidenti për importin e mbetjeve, duke mos bërë asnjë ndërhyrje. Opozita e kundërshtoi këtë ligj, me arsyetimin se Shqipëria nuk është në gjendje të bëjë kontroll rigoroz në momentin që vijnë mbetjet për t’u ripërpunuar nga industritë, ndërsa kryeministri Sali Berisha, e konsideroi si vendimin politik atë të kreut të shtetit për të mos e dekretuar ligjin.

Reagimi i presidentit u bë gjatë një takimi në selinë e tij me nxënës të  klasave të 9-ta nga Tirana, Kukësi e Vlora, midis të cilëve edhe nxënës me aftësi të kufizuara dhe me status të ulët ekonomiko-social, pjesëmarrës në projektin e OSBE-së.

Në këtë takim, pjesëmarrësit shoqëroheshin nga Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadori Eugen Volfart, Kryetari i Shtetit u tregua i gatshëm t’i përgjigjej kureshtjes së nxënësve të pranishëm në këtë takim lidhur me funksionimin e Institucionit të Presidentit, për kompetencat e tij kushtetuese si dhe organizimin e veprimtarisë së përditshme institucionale apo çështje të tjera të rëndësishme si arsimi i të rinjve, dialogu dhe komunikimi politik dhe institucional, etj. /Start/

                                                                                             2011-11-04 14:19
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›