E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 35-vjeçari vret me thikë burrin e motrës

ZALL HERR- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në ambjentet e një lokali në Zall Herr, Tiranë.

Një 35- vjeçar ka goditur për vdekje me thikë kunatin e tij.

Mësohet se Astrit Elezi, ne nje moment gjaknxehtesie ka qëlluar me thikë për vdekje shtetasin Xhevded Xhepa, kunati i tij.

Dhuna që Xhevdet Xhepa ushtronte mbi gruan, motrën e 35- vjeçarit, Astrit Elezi duket se ka qenë shkak për ngjarjen e rëndë.

Vetëm pak kohë pas vrasjes policia ka prangosur autorin, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›