Berluskoni: “Tani Intercontinentalen”

"Tani duam fitoren e Kupës Interkontinentale". Kjo është dëshira e padronit të Milanit, Silvio Berluskoni pas fitimit të Supërkupës europiane në finalen kundër Seviljes (3-1). "Do të jetë edhe ky një rast i madh për të shtuar numrin e trofeve tanë ndërkombëtarë që do të na vendosë pas dyshim si skuadrën e parë në botë". Berluskoni kujton edhe Antonio Puertën: "Jemi më të vërtetë të gjithë të prekur nga vdekja e tij, kishim propozuar që ndeshja të shtyhej. Fitorja e dedikohet atij".