Kristian Ronaldo, orgji me prostituta

Një orgji me pesë prostituta: kështu e festoi Kristiano Ronaldo, ylli i Mancester Junaitid, fitoren e parë sezonale të "Djajve të kuq". Pas suksesit 1-0 kundër Totenhemit në javën e katërt të kampionatit, portugezi kishte organizuar një festë në vilën e tij pranë Mancesterit, tregon e përdithshmja angleze "The Sun".
Ronaldo kishte porositur nga agjenciae e Leeds 5 prositituta, të cilat kishin berë 100 km me taksi për të mbërritur në vilën e mesfushorit. Për të gjithë natën midis së dielës dhe të hënës, kishte një lëvizje vajtje-ardhje midis pishinave, dhomave të zhveshjes, idromasazhit dhe kopshtit.
Midis të ftuarëve ishte edhe një shok i Ronaldos, braziliani Anderson, i blerë nga Mancester gjatë verës, që ishte edhe protagonist i videos së xhiruar nga një prej prostitutave. Fantazisti i Mancesterit ishte xhiruar teksa lëvizte me mbathje në shtëpi, ndërkohë që disa vajza ishin plotësisht lakuriqe.